Mbahen zgjedhjet në veri të Kosovës, bojkotohen nga Lista Serbe! Shumë pak qytetarë votojnë! Policia: Kemi marrë masat për mbarëvajtjen e procesit

23 Prill 2023, 11:41

Ditën e sotme mbahen zgjedhjet në veri të Kosovës, në katër komunat me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur kontejnerë nëpër rrugët kryesore në veri, që do të shërbejnë si qendra votimi. Policia e Kosovës tha se ka marrë të gjitha masat për një mjedis të sigurt gjatë procesit zgjedhor. Të hapura do të jenë 19 qendra votimi, 13 prej tyre të vendosura në kontejnerë. Numri i përgjithshëm i qytetarëve që mund të votojnë, sipas KQZ-së, është 45.095.