Ka nisur prej 29 shtatorit dhe do të zgjasë deri më 6 tetor festivali i shahut në qytetin e Vlorës, që do kulmojë të shtunën dhe të dielën me garat mbarëkombëtare.
“Këtë vit risia është që brenda këtij festivali është edhe kampionati ekipor i vajzave, që po zhvillohet për herë të parë. Mbyllet me dy aktivitete mbarëkombëtare Rapid dhe Blitz,”-u shpreh Majlinda Pilinci, sekretare e përgjithme e FSHA.
Deri të premten festivali i shahut u organizua në pallatin e kulturës, ndërsa për shkak të pjesëmarrjes së lartë do zhvendoset.