Mbante në banesë rreth 1 kg kanabis të ndarë në doza, arrestohet 39-vjeçari në Fier

26 Gusht 2022, 15:37

Një 39-vjeçar u arrestua në Fier të premten pasi mbante dhe shiste kanabis. Në banesën 39-vjeçarit E.K. në Libofshë të Fierit policia gjeti dhe sekuestroi 1 kg kanabis, një pjesë e të cilit i ndarë në 127 doza i gatshëm për t'u shitur, si dhe 62 fara kanabisi.