Mbetën të bllokuar për disa orë në terrenin e thepisur mes Thethit e Valbonës, shpëtohen 3 turistët çekë

10 Korrik 2022, 20:09

Mes kufirit të Thethit e Valbonës për shkak të terrenit të thepisur, ditën e sotme 3 turistë çekë mbetën të bllokuar për disa orë në humnerë në zonën e Bjeshkës së Dushajt, dhe u shpëtuan nga policia e Kukësit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se çekët, dy vajza dhe një djalë, janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.