Mbeti i bllokuar 18 orë mes shkëmbinjve në Kalanë e Tërvolit, flet 43-vjeçari: S’po kërkoja monedha, po eksploroja natyrën

15 Janar 2023, 15:54

Andrea Dervishi, 43-vjeç i cili u shpëtua sot nga policia pasi mbeti i bllokuar në një shpellë midis shkëmbinjve, në vendin e quajtur ‘Kalaja e Tërvolit’, Gramsh, thotë se kishte shkuar për eksplorimin e natyrës, jo për florinj. Në një intervistë për Report Tv ai tha se zbriti në kanion lehtësisht, po nuk mundi që të dilte nga aty. 43-vjeçari rrëfeu po ashtu se për t’u ngrohur kishte ndezur një zjarr dhe kishte njoftuar policinë.