Mbeti i plagosur në sherrin ku u vra 30-vjeçari, Report Tv siguron pamjet kur Dali Nela mbërrin në Spitalin e Gjirokastrës

21 Prill, 22:54 | Përditesimi: 21 Prill, 22:54

Report Tv ka siguruar pamjet kur 25-vjeçari Dali Nelaj, i cili mbeti i plagosur gjatë konfliktit me armë zjarri në Memaliaj, ka mbërritur me autoambulancë në Spitalin e Gjirokastrës.

Dali Nelaj është vëllai 29-vjeçarit Donaldo Nela, i cili mbrëmjen e sotme, në po të njëjtin konflikt, vrau me armë zjarri 20-vjeçarin Endri Goxhaj.

Dali Nelaj i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, pas 4 plumbave të marrë në trup.

A.M/Shqiptarja.com