Mbi 4 mijë gjoba për 2 javë, Rrugorja e Elbasanit bën bilancin: Mbi 1 mijë për shpejtësi të lartë, 16 shoferë të arrestuar

18 Shkurt 2025, 14:16 | Përditesimi: 18 Shkurt 2025, 14:16

 Rrugorja e Elbasanit ka vendosur 4081 gjoba gjatë 2 javëve të para të muajit shkurt, pas kontrolleve për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.

Në kuadër të Plan-Operacionit "ROADPOL", janë arrestuar 16 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur, janë ndëshkuar administrativisht 85 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

r.k./Shqiptarja.com