Mbi 700 mijë vaksina kundër COVID së shpejti në Tiranë! Manastirliu: Do vijnë në muajin nëntor! Kreu i OBSH për Evropën: Priten rritje e rasteve

26 Tetor 2022, 17:20

Në Shqipëri pritet të mbërrijnë 700 mijë doza përforcuese Pfizer. Nga Tirana, drejtori i OBSH për Evropën Hans Kluge, foli për rëndësinë e vaksinimit në prag të stinës së ftohtë, kur parashikohet rritje e rasteve. Ndërkaq, të enjten nis shpërndarja e vaksinave antigrip.