Mbi një muaj 'luftë' me COVID, shuhet aktori i njohur Guljelm Radoja

5 Maj 2021, 11:02

TIRANË- COVID-19 ka marrë një tjetër jetë në radhët e artistëve në vend. Aktori Guljelm Radoja nuk ia doli që të fitonte betejën me koronavirusin ku sot mbylli sytë përgjithmonë. Prej gati një muaj ai ishte infektuar me COVID, ku gjendja e tij u përkeqësua për pasojë ditën e djeshme u shtrua te spitali 'Shefqet Ndroqi', por nuk ka mundur ta luftojë këtë virus të pabesë.

Lajmi është konfirmuar nga djali i tij, pianisti Red Radoja, teksa shkruan edhe disa fjalë të ndjera për babanë e tij që nuk jeton më.

"Pushofsh në paqe bab! Do ndrijnë akoma sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël", shkruan ai.

Kolegët e tij bën apel për ta dërguar për kurim jashtë shtetit, por gjendja e tij shëndetësore nuk ia lejonte. Radoja "do të bashkohet" me artistët e tjerë që COVID-i i mori jetën si Muharrem FejzoArben BajoKoço Devole apo edhe Kujtim Prodani.