I kushtoi këngë virusit/ COVID-i i merr jetën kantautorit Kujtim Prodani (VIDEO)

TIRANË- COVID-19 ka marrë një tjetër jetë nga radhët e artistëve! Kantautori Kujtim Prodani, fatkeqësisht nuk ia ka dalë të fitonte betejën me koronavirusin. Ai prej disa ditësh ishte i shtruar në spitalin "Shefqet Ndroqi", por nuk ia doli ta mposhte COVID-in, ose siç ai vetë e quante flamë e keqe.

Ishte vetë ai që bëri me dije se ishte infektuar nga COVID, ku publikoi një foto nga spitali teksa shkruante "Sa miq e sa të afërm na more, o flamë e keqe! Klinika "Shefqet Ndroqi".

Kujtim Prodani është këngëtar i njohur dhe autor i 57 teksteve këngësh. Në Nëntor 2003, Kujtim Prodani merr pjesë në Kënga Magjike 2003 dhe që prej atëherë aktiviteti i tij artistik nuk është ndalura për asnjë çast. Ai është djalë i artistëve të mirënjohur Anita Take dhe Agim Prodani. Kujtojmë që ai i ka dedikuar një këngë COVID-in me titull 'ju flet Corona'.

Kujtim Prodani 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:03
Ndarja nga jeta e kantautorit Kujtim Prodani, miqtë e artistit i kushtojnë mesazhe ngushëllimi

Për ndarjen nga jeta të Kujtim Prodanit, përmes rrjeteve sociale kanë reaguar edhe miqtë e tij, kolegë artistë, të cilët kanë qenë pranë tij gjatë gjithë krijimtarisë artistike, por deri edhe në momentet e fundit.

Më poshtë disa nga statuset 

Pianistja Etrita Ibrahimi: E pabesueshme!

Mik i një jete të tërë, që kur ishim fëmijë!  Djali i miqve të prindërve të mi!  Kolegu im Artist! E pabesueshme për mua që ti vendose të ikësh në këtë moment, Kujtim i dashur! E pabesueshme!

Aurela Gace: Shumë i trishtë ky lajm!

Shumë i trishtë ky lajm! U prehsh në paqe.

Joe Artid Fejzo: Na i theve zemrat, e mbylle lumin e pashtershëm të kujtesës!

Po jo ore mik, jooo.  Ç’ndodh kështu? Zemra jote madhe të tradhtoi kështu pabesisht. Nuk dua ta besoj o Miku im e Shok i Banges në ILA ..  o Zot. Po na i merr gjithë të dashurit e zemrës..., nuk më bën goja të them : Pusho në paqe o artist. E pikërisht që është dita e yjeve në qiell ti ndeze edhe yllin tënd.  Lamtumirë mik. Na i theve zemrat, e mbylle lumin e pashtershëm të kujtesës. Lamtumirë, tashmë je pranë Anitës së ëmbël e Agimit që i kërkoje aq shumë. Do më mungojë përqafimi yt i fortë e i gjerë.  Lamtumirë Kujte,

Miron Kotani: Një lajm i tmerrshëm

Jo…. Një lajm i tmerrshëm! E pabesueshme! Në kulmin e moshës, pjekurisë artistike, prodhimtarisë e projekteve  pa fund i palodhuri e i shtrenjti miku ynë i mirë artist, i paharruari Kujtim Prodani! Humbje shumë e madhe për artin Shqiptar.

Shpëtim Saraçi: Na shkatërrove në këtë fillim viti

Mos o Kujte se nuk po mbajmë dot më. Ishe kaq shok i mirë sa mbase jo të gjithë të njoftën....

Nuk gjej fjalë të shkruaj e duart më dridhen fort.....Ta dish edhe ne na e shkatërrove këtë fillim viti. Pusho në paqe o shok i mirë pranë prindërve të mrekullueshëm... Ngushëllimet më të sinqerta familjes....

R.I.P

Nikolin Gurakuqi:Pushofsh në paqe pranë prindërve

Kantautori Kujtim Prodani miku ynë i dashur, ndahet nga jeta. Megjithëse me një fizik të fuqishëm sportiv, ai nuk ia doli dot ta munde virusin. I dashur, i qeshur, i edukuar, modest, muzikant i mrekullueshëm, shpesh ndanim bashkë mendime artistike, e hapësira të përbashkëta sportive. Pushofsh në paqe pranë prindërve të t’u artistëve të shquar Agim e Anita i dashur artist, miku ynë i shtrenjtë Kujtim!

Leonard Bombaj: Mirënjohes që më ftove në këngët e tua!

Mbaruan pasthirrmat... Nuk dimë si të reagojmë...

Kujtim Prodani! Kaq papritur! Para një muaji u shkëmbyem pistës së liqenit. Admirova vrapin tënd të djersitur. Nuk do harroj kujtimin e përbashkët vitet ‘80 në Rrilë të Lezhës mes aksionit socialist kur në mungesë të ujit në të dy u turrëm, u  zhytëm në një pellg dhe u sapunisëm duke gajasur studentët. Govata natyrore që shpikëm ne studentët e arteve.

Qofsh i parajsës miku im! Mirënjohës që më ftove në këngët e tua!

Sidrit Bejleri: Zoti të pastë në Mëshirën e vet mik

 “Të Zotit jemi dhe tek Ai është kthimi”. Zoti të pastë në Mëshirën e Vet mik, Kujtim Prodani!

Kantautori Gjergj Leka: E kishim lënë të iknim pas ’70-ave

O Kujtim si kështu. E kishim lënë të iknim pas shtatëdhjetave, me mend në kokë e piano me vete…..Na preve krahët!

 

 

 

Ora 17:22
'Është flamë, por do t’ia hedh', mesazhet e fundit që Prodani shkëmbeu me mikun e tij

Miku i Kujtim Prodanit, Vasil Sofokli Tole ka zbuluar mesazhin e fundit që ka pasur me të, teksa kantautori shprehej i bindur se do ia dilte mbante të fitonte këtë betejë.

"Lajm i hidhur farmak, largimi i parakohshëm i Kujtim Prodanit, djalit artist të prindërve artistë, të mëdhenjve të muzikës sonë Agim Prodani dhe Anita Take. Ishim kolegë e miq të mirë prej viteve studentore, ish studentë të kompozicionit në klasën e profesorit Kozma Lara. Në muzikën që shkroi e interpretoi vijoi traditën e Prodanëve në muzikë, duke e pasuruar atë me tingujt e shpirtit të tij të bardhë, të sinqertë e të qeshur.  Ishte optimist, deri në fund, si një akord mazhor! Iku në ditën e bardhë të Ujit të Bekuar! Komunikimin e fundit me të e pata më 31 dhjetor, një fragment të të cilit po e vendos më poshtë!  Ngushellime vellait te tij, te afermve, miqve dhe komunitetit te muzikes per kete humbje pa kthim. Lamtumirë artist", shkruan ai.

Biseda
Tole: Kujte si dukesh sot?

Prodani: “Vaso një flamë.  Po do ta hedh. Shërbim i mrekullueshëm këtu. Gëzuar qofshi!

Ora 16:55
Ndarja nga jeta e Kujtim Prodanit, Veliaj: Hidhëroi zemrat e të gjithëve që kanë admiruar talentin e tij (VIDEO)

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kantautorit Kujtim Prodani.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Veliaj shkruan se ndarja nga jeta e Prodanit, ka hidhëruar zemrat e të gjithëve që kanë admiruar talentin e tij.

“Kujtim Prodani e deshi aq shumë Tiranën, sa nuk u lodh asnjëherë së kënduari qytetit të tij. Sot ai u nda nga jeta, duke hidhëruar zemrat e të gjithëve ne që kemi admiruar talentin dhe muzikën e tij unike. U prehsh në paqe! Ngushëllime familjes dhe komunitetit të artistëve!” – shkruan Veliaj.

 

 

Ora 16:13
Meta mesazh ngushëllimi për familjen Prodani: Një humbje e madhe për artin shqiptar

1562059509_metaperdpp.jpg

Presidenti Ilir Meta ka bërë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të kantautorit Kujtim Prodani. Ai ka vlerësuar kontributin e Prodanit në muzikë, teksa thotë se këngët e tij do të dëgjohen përherë. 

"Një humbje e madhe për artin shqiptar! U shua sot kantautori ynë i shquar, artisti virtuoz dhe qytetari model, Kujtim Prodani, djali i dy prindërve të mrekullueshëm dhe artistëve të paharruar Anita Take dhe Agim Prodani.

Shumë dhimbje! Ngushëllimet më të ndjera të afërmve, komunitetit të këngëtarëve dhe të gjithë artdashësve.Këngët dhe muzika e Kujtim Prodanit do dëgjohen përherë", shkruan Meta.

Ora 15:44
Ndarja nga jeta e Kujtim Prodanit/ Margariti: S'gjej dot fjalët nga humbja e parakohshme

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti i ka shprehur ngushëllime familjes Prodani për humbjen e madhe! Ajo shprehet se një lajm i tillë është shumë i trishtë dhe se e ka shumë të vështirë që të gjejë fjalët.

"Nuk gjej fjalë të përshkruaj trishtimin që ndjej nga humbja e parakohshme e kantautorit Kujtim Prodani. Djali që i këndoi Tiranës, dashurisë, jetës sot iu bashkua prindërve të tij të nderuar Anita e Agim Prodani... Është shumë herët për t'u ndarë nga ky mik i mirë i të gjithëve. U prehsh në paqe", shkruan Margariti.

Ora 15:35
Elton Deda vështirë të pranojë humbjen e Kujtim Prodanit: S'të them dot lamtumirë, por do të të pres për një birrë

Ndarja nga jeta e Kujtim Prodanit ka sjellë shumë trishtim! Kantautori Elton Deda shprehet se e ka të vështirë të pranojë humbjen e tij.

" Mossss! Pse o vëllai jonë? Çfarë gëzimi kishin bisedat me ty, mirësia jote, zotnillëku jot, qytetari ideal...nuk e besoj dot. Nuk të them dot lamtumirë...por do të të pres për një birre kur të duash ti", shkruan Deda.

Ora 15:21
'Hyj brenda teje, syrin t’shkel si gringo'/ Vargjet që Kujtim Prodani ia dedikoi COVID-it (VIDEO)

Në prill, atëherë kur kishte vetëm pak javë që COVID-i kishte hyrë në Shqipëri, Kujtim Prodani shkroi një këngë me titull "Ju flet Corona"! Teksti është i shkruar nga ai vetë, teksa e ka shoqëruar edhe me një video klip, ku nuk mungojnë dorezat dhe maskat.

Teksti i këngës

Ju flet Corona..!

Askush nuk ta mësoi si thyhet befas jeta
Ditënatën ta jetosh në grimca pafundësie
As dashurinë ta ndash në vakte racionale
Më kot përpiqesh, nuk gjen dot manuale.  

I mësove të gjitha si në lojra fëmijërie
Patinat e kuqe në park, xhirot larg në Mars!
Trenin, avionin, raketat dhe poezitë
Të gjitha i mësove, përmendësh, natyrisht.

E tani, rregulloren e vetmisë studion
I flakur në shtrat gjersa mendja fiket
Formulat magjike ti sjell ndërmend
Të zbulosh, në dëshpërim, prej meje si iket.

Dhe unë të shoh nga larg, të shoh edhe nga afër
Ashtu të trembur si në klasën e parë
Hyj brenda teje, syrin t’shkel si gringo
Frymën ta marr po desha e zemrën ta ndal!

Por frymën ma ndal pika jote e lotit
Fryma e nxehtë e të dashurës që të pret
Frymën ma ndal enigmë e shpirtit tënd që s’vdes...!

Unë tretem ngadalë në brishtësinë tënde,
I humbur n’betejën time përjetësisht
Ti mbetesh aty, mbi Tokë, me kujtimin tim gdhendur
Që si ëndërr e keqe të kujtoi
Të jesh njeri,
Thjeshtë njeri,
I mirë siç lind,
Dashurisht njeri…!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/01/2021 00:40

    Me vjen shume keq,artist I mrekullueshem.Nuk vine me artiste te tille.Tani na kane mbetur ASKUSHET e artit.Si nuk pati fatin si disa, ta conin ne Itali,o Turqi per kurim ?!!

    Përgjigju
  • Gloria: 07/01/2021 00:37

    Shteti ti dergoje ne turqi artistet,aktoret etj,,dhe njerezit VIP...ai ishte gjithe ai trup ,;,,si eshte e mundur qe ta vere poshte covidi,,me duket se doktoret ketu nuk bejne pune te mire,,ngushellime familjes prodani,,ky eshte rasti i dyte edhe nje skulptor i mire humbi jeten nga kovidi...mjeket e infektivit te hetohen per rastin e kujtimit,,,sepse ai eshte shtruar ne date 31 dhe per 5 dite humb jeten,,ka nevoje per hetim ketu,,vendosni kamera ne cdo dhome ne spitalin infektiv....

    Përgjigju
  • Delinquenti: 06/01/2021 18:03

    Ngushellime familjes ........ por sikur po bohen shume qe thone se sherbimi ne spital eshte i mrekullushem CAR MUND TE THONE TANI ATO PLERA QE THONE SE I TRJTOJNE KEQ........

    Përgjigju
    • Viola Juka: 07/01/2021 02:48

      Thuaj.. mak*ri mos e pac kismet..Se po shkovd atje zoti te ruajte..Se per sherbim mos e pyet me..Eshte me fat ai qe del gjalle..

    • Delinquenti: 06/01/2021 23:12

      O tirane mos shko aq larg deri ne turqi me krahasu hudhi nji sy komshiut italjon "ne kulmin e pandemis vdekjet ishin 936 NE DITE po' atje jan keq trajtu VERIU I ITALISE NJI NDER VENET ME SANITÀ ME TE ZHVILLUME NE EUROPE E PERSERIS VERIU I TALISE SE JUGU DIHET po prak vdekjet ishin" hajt shnet.....

    • tirane: 06/01/2021 18:30

      Po behen si shume dhe ato qe po vdesin ketu pavarsishte se i trajtone mire. Ato ne turqi sa mire shpetojne

  • Matrix: 06/01/2021 17:56

    Te qofte i lehte dheu o artist i mrekullueshem, kishe aq shume per te na dhuruar akoma

    Përgjigju
  • 007: 06/01/2021 15:46

    Tu prehtë shpirti në paqe. Apfelhof/Turnau

    Përgjigju
  • LORA: 06/01/2021 15:22

    Cfare hidgerimi!

    Përgjigju
    • slavenko shoshkic: 06/01/2021 15:45

      E Pabesueshme folem vetem pak dite me pare,me ke piklluar ktu kaq larg qe jam,o njeriu i mire,i lehte dheu

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fran Frrokajn

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fran Frrokajn