Mbillen 170 pemë në Farkë, Veliaj: Objektivi 2 milionë! Parku i Farkës është më i madhi në Tiranë

28 Janar 2023, 17:40

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe nxënës e mësues të shkollave të Farkës, mbollën 170 pemë të reja në Parkun e Liqenit të Madh të Farkës. Kryebashkiaku Veliaj ndau lajmin e mirë se në pranverë hapet Parku i Liqenit të Farkës, hapësira e gjelbër më e madhe në kryeqytet. Veliaj nuk kursye as mesazhin politik, ndërsa theksoi se të shash është më kollaj se sa të veprosh.