Mbledhja e dy qeverive, nënshkruhen në Shkup 21 marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

14 Nëntor 2022, 13:15

Marrëveshjet dhe memorandumet mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë nënshkruar në Shkup. Në total mes dy qeverive janë nënshkruar 21 marrëveshje dhe memorandum që kanë për qëllim rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve. Marrëveshjet përfshijnë bashkëpunim në fushën e sigurisë, turizmit, tregtisë, si edhe bashkëpunim ne fushën e energjisë elektrike.

  •