Mbledhja Kosovë-Shqipëri/ Gjetaj: Show patriotik! Rexhaj kundër propozimit të Berishës për '2 shtetësinë': Shqipëria mund të na ndihmojë më shumë

20 Qershor 2022, 21:18

Mbledhja e 2 qeverive për deputetin e Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj sjell vetëm lajme të mira për vendet, duke vënë theksin se me ardhjen e Albin Kurtit, këto marrëveshje nuk kanë mbetur në letër. Mirëpo, analisti Altin Gjetaj i qëndronte mendimit se kjo mbledhje ka ardhur në një kohë kur raportet mes 2 kryeministrave, Rama-Kurti, nuk kanë qenë mjaft të mira.