Mbreti Zog vodhi një shifër më të madhe gjatë largimit nga Shqipëria, Bido për Report Tv: Kam rezerva, Italia aso kohe kishte interes t’i ekzagjeronte faktet për ta rrëzuar nga froni

19 Shkurt 2023, 17:17 | Përditesimi i fundit: 2023-02-19 17:34:43

Dy dokumente të reja të botuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave pak ditë më parë, “zgjoi” një ndër debatet më të mëdha historike të vendit tonë, atë të largimit apo pabesisë së monarkut Zog. Dokumentet në fjalë dëshmonin se mbreti Zog kishte vjedhur një sasi më të madhe ari sesa ishte faktuar deri më tani, çka paralajmëron ndezjen e diskutimeve, aludimeve por edhe të interpretimeve historike.