Mbrojtja e Kadri Veselit fillon fjalën përmbyllëse në Hagë, avokati: Nuk ka asnjë provë kundër tij!

11 Shkurt, 19:14 | Përditesimi: 11 Shkurt, 19:14

Menjëherë pasi avokatët mbrojtjës të Hashim Thaçit mbaruan argumentat përmbyllëse, në gjyqin e Hagës fjalën e mori mbrojtja e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Avokati i tij, Rodney Dixon, e cilësoi çështjen kundër Veselit si “një përpjekje për të gjetur njëbrirëshin”.

“Çështja e Prokurorisë kundër Veselit mund të përshkruhet si një përpjekje për të gjetur njëbrirëshin. Për më shumë se pesë vjet që kur u ngrit aktakuza, e madje edhe më parë, që në 2015 ku u krijuan Dhomat e Specializuara dhe filluan hetimet, ZPS-ja ka gjurmuar diçka që nuk ekziston, janë munduar që të gjejnë prova për përfshirjen e Kadri Veselit në veprimtari penale”, tha ai.

Sipas Dixon, rasti ndaj Veselit është unik “sepse nuk ka asnjë provë e jo më të këtë bërë ndonjë vepër penale”.

I.M/Shqiptarja.com