Mbrojtja e Mjedisit jashtë vëmendjes së pushtetit vendor! KLSH: 7 bashki zero fonde dhe plane për mbrojtjen e mjedisit

2 Gusht 2022, 08:07

Shtatë bashki në vend nuk e kanë në fokus mbrojtjen e mjedisit. Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se në bashkitë Tiranë, Vlorë, Shkodër, Lezhë, Korçë, Fier e Pogradec nga 2018 deri në 2021 nuk është planifikuar asnjë fond për hartimin e programeve për mbrojtjen e mjedisit