‘Mbushën’ Finlandën me drogë/ Dalin pamjet e operacionit, momenti i arrestimit të 9 trafikantëve

3 Qershor 2025, 15:12 | Përditesimi: 3 Qershor 2025, 15:12

Ky është momenti ku 9 personat e arrestuar në Shqipëri në kuadër të operacionit “Pietari” dërgohen në polici. Operacioni u realizua në bashkëpunim me autoritetet finlandeze.

Autoritetet vendase lëshuan 11 masa sigurie, 9 prej të cilave u ekzekutuan, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Njëri prej tyre mësohet se është larguar jashtë vendit.

Në operacion u përfshinë 110 punonjës të Policisë së Shtetit. Konkretisht, u përfshinë Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Forca Kombëtare e Sigurisë.

r.k./Shqiptarja.com