Mbyllja e kolegjit turk 'Mehmet Akif', Kushi: Shkelën ligjin, ndaj i hoqëm licencën! Nuk i mirëkuptoj politikanët që bëjnë ekspertin në çdo fushë

3 Tetor 2022, 21:27

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në seancën e sotme parlamentare foli dhe një herë për shkaqet që çuan në mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif Ersoy”. Në fjalën e saj, theksoi se kolegji u mbyll sepse pronarët kishin shitur godinën e mëparshme për qëllime fitimi dhe  nxënësit i kishin dërguar në një godinë tjetër, pa bërë verifikimet e nevojshme, gjë që ishte në kundërshtim me ligjin.

Ministrja garantoi dhe një herë nxënësit dhe prindërit se ministria po bën maksimumin për akomodimin e  nxënësve në shkolla të tjera të sigurta. Pronarët e shkollës, u shpreh Kushi, dalin në media e bëjnë si viktima edhe pse kanë detyrime para nxënësve që i lanë në mes të rrugës.