Me 1 votë diferencë, Altin Dumani bëhet kreu i ri i SPAK! Procesi u pa nga afër nga Kim: Erdha për të treguar që është moment i rëndësishëm për drejtësinë

16 Dhjetor 2022, 16:43 | Përditesimi i fundit: 2022-12-16 21:05:05

Altin Dumani është drejtuesi i ri i SPAK! Ai mori 5 vota, duke “mundur” në këtë garë Edvin Kondili që u rendit i dyti me 4 vota e ndërsa kandidati i tretë Adnan Xholi mori 1 votë. Pra në proces votuan 10 anëtarë të KLP-së nga 11 në total, kjo për shkak se Esmeralda Keshi nuk ishte e pranishme.