Me 4 plagë në shpinë, kryebashkiaku i Divjakës mbërrin te Trauma! Shoferi i tij në gjendje të rëndë

11 Nëntor 2022, 14:45 | Përditesimi i fundit: 2022-11-11 14:56:31

Fredi Kokoneshi, kryebashkiak i Divjakës është ka mbërritur në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar pasi mbeti i plagosur me thikë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se kryetari ka 4 plagë në shpinë dhe i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Ndërsa shoferi ka marrë 2 plagë në bark, pasi i ka prekur mushkërinë dhe organet e brendshme.

Gazmend Bullari është në reanimacion dhe nuk do të lëvizet deri sa gjendja e tij të stabilizohet pasi është në gjendje më të rëndë se kryetari.