Me 8 kg kanabis në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë! Tentuan të arratiseshin pasi u zbuluan nga oficerët (EMRAT)

12 Shkurt 2023, 09:30

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona pasi u janë gjetur 8 kilogramë kanabis në automjetin e tyre. Në pranga kanë rënë Ndue Çupi, 27 vjeç dhe Leonard Ndoj, 53 vjeç. Në momentin që janë ndaluar nga policia, të dy kanë tentuar të largohen.