Me Benz mbi trotuar dhe me shpejtësi “skëterrë”, shoferi në Pogradec merr gjobën e majme

25 Shkurt 2023, 13:11

Një shofer në Pogradec është ndëshkuar me 40 000 lekë gjobë, pasi ditën e djeshme qarkulloi një video ku drejtuesi i mjetit shfaqej, duke ecur me shpejtësi dhe kundravajtje në trotuar.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të banuar, konkretisht në rrugën “10 Dëshmorët e Pojskës”.  Pas publikimit  të videos, Policia ka marrë masa duke ndëshkuar shtetasin D. S., i cili po drejtonte  mjetin e një shtetasi tjetër.