Me durim dhe pasion ia del! Alban Karaj mban familjen me punimet e veçanta prej druri (12 Korrik 2023)

12 Korrik 2023, 20:02

Albani është baba i një djali 4 vjecar dhe prej 10 vitesh ushtron zanatin e zdrukthtarit, të cilin e ka trashëguar nga stërgjyshi dhe gjyshi i tij. Në shtëpinë e tij cdo mobilje është realizuar nga vet Albani falë mjeshtërisë së tij në gdhendjen e drurit. Me këtë zanat ka arritur të mbajë familjen, pasi sic thotë 30 vjecari, ia vlen të ushtrohet në ditët e sotme.