Me flamujt kuq e zi në duar, shqiptarët presin Ramën në Londër

24 Nëntor 2024, 13:31 | Përditesimi: 24 Nëntor 2024, 13:31

Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe janë mbledhur në “Queen Elizabeth Olympic Park” në Londër, një hapësirë e ndërtuar për Lojërat Olimpike të vitit 2012, ku do të zhvillohet takimi me kryeministrin Edi Rama ditën e sotme.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv shihet se salla është mbushur nga shqiptarët, të cilët jetojnë dhe punojnë në Britani, ndërsa në duar mbajnë flamujt kuq e zi.

r.k./Shqiptarja.com