‘Më fol për atë vajzën’, miqtë i nxjerrin video në Tik-Tok sulmuesit të Berishës: Iku me elefantin rus ajo

6 Dhjetor 2022, 17:37

Gerti Shehu, 31 vjeçari që goditi me grusht Sali Berishën, në protestën e ditës së sotme, për të cilin doktori Sadik Lala, tha se vuan nga sëmundje mendore, është shfaqur edhe në një video në rrjetit social Tik-Tok, ku shihet se është vënë në lojë. Siç shihet në pamje, personi që e filmon, e pyet për një vajzë, dhe përgjigja e Shehut është se ajo u largua me një elefant rus.