'Më i madhi!' Report Tv siguron draftin e Pr.buxhetit për vitin 2025: Do të jetë 8.2 mld euro! 16 mln € për indeksimin e pensioneve, 37 mln € për bonusin e fundvitit

28 Tetor, 14:05 | Përditesimi i fundit: 2024-10-28 15:15:02

Buxheti i ardhshëm kap vlerën e afro 8.2 miliardë €, duke u bërë portofoli më i madh historik në vend. Në projektbuxhetin e hartuar nga Ministria e Financave, thuhet se të ardhurat do të arrijnë në 754.6 mld lekë ose afro 7.5 miliardë euro me rritje prej afro 510 milionë euro nga viti aktual. Ndërsa deficiti buxhetor është planifikuar në vlerën e 680 milionë euro.

    No videos found.