‘Me Kryemadhin po luajnë teatër’, Beqiri: Kësaj i thotë kërcen prifti nga belaja! Meta të bëhet i penduari i drejtësisë për të treguar aferat

23 Prill, 18:15 | Përditesimi i fundit: 2024-04-23 18:33:36

Avokati Idajet Beqiri në “Studio Live”, Report Tv ka komentuar përplasjet mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit si dhe lëvizjet e fundit në Partinë e Lirisë. Meta dhe Kryemadhi sipas Beqirit kanë krijuar një “teatër politik”, për të mbrojtur pasuritë e përfituara ndër vite. Po ashtu, sipas avokatit, Meta “duhet të bëhet i penduar i drejtësisë dhe të tregojë të gjitha shkeljet që kanë dëmtuar vendin nga politika”.