Me municion luftarak në makinë për të vrarë politikanët, këto janë pamjet e arrestimit të 35 vjeçarit në Lezhë

9 Janar 2023, 21:09

Policia ka dalë me njoftim zyrtar për arrestimin e 35 vjeçarit, Antonio Leka i cili është kapur me arsenal armësh brenda makinës së tij në Lezhë. Sipas policisë, bëhet me dije se kanë qenë banorët ata që kanë lajmëruar oficerët se 35 vjeçari donte të kryente një krim dhe për këtë arsye ishte armatosur.