Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat shumëkatëshe! Vjet u miratuan projekte me sipërfaqe 2.4 mln m², me vlerë 1 mld €

28 Shkurt 2025, 15:18 | Përditesimi: 28 Shkurt 2025, 15:18

Bumi i ndërtimeve ka regjistruar rekord të ri vitin e kaluar. Në total bashkitë miratuan mbi 1300 leje ndërtimi me sipërfaqe mbi 2.4 milionë metër katror, ku mbizotërojnë lejet për rezidenca me vila apo me pallate shumëkatëshe. Vlera e lejeve të dhëna në vitin 2024-ën sipas INSTAT arriti në mbi 1 miliardë euro.

r.k./Shqiptarja.com