Me portë të blinduar, e rrethuar me mur 3 metra me tela me gjemba e me kamera sigurie, detajet nga ‘kështjella’ e Ervis Martinaj

26 Dhjetor 2022, 14:04

Kjo është porta e vilës së Ervis Martinajt. Banesa e tij ndodhet rreth 200 metra larg fshatit Fushë Kuqe në Kurbin. Muri rrethues i vilës është rreth 3 metra i lartë dhe i rrethuar me tela me gjemba. Po ashtu edhe rruga kryesore nga qendra e fshatit deri tek banesa e Martinajt është e ndriçuar me kamera sigurie. Ndërkohë vila ndodhet në thellësi të zonës së rrethuar me mur, rreth 500 metra nga muri rrethues.

  •