‘Më shumë mbrojtje për mësuesit dhe pedagogët’, Manastirliu publikon pamje nga vaksinimi: Mbi 25 mijë arsimtarë kanë marrë të dyja dozat

16 Qershor 2021, 11:07

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë paradites së sotme ka publikuar pamje nga vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve, të cilët po marrin dozën e dytë.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Manastirliu shkruan se deri më tani janë kryer 42.781 vaksinime për arsimtarët dhe mbi 25 mijë kanë kryer të dyja dozat e vaksinës.