Me Vasil Tolen, rilindja e Gjergj Kastriotit në imazhin muzikor

28 Maj 2023, 21:56

Premiera e operës solemne nisi me tingujt e mprehtë, vibrues e të ngadaltë. Në heshtjen e thellë që krijohej midis pauzave, spektatori përqendrohej të kuptonte; po binte një daulle lufte që klithte për liri, apo vinte jehona e kambanës së kishës së Shën Kollit në Lezhë, kur përcillej Skënderbeu...