Meçollari: Rusia s’ka kapacitet të sulmojë, një vend të NATO-s, por nëse merr Ukrainë fiton avantazh

2 Prill, 19:54 | Përditesimi i fundit: 2024-04-02 19:59:21

Ish komandanti i Forcave Detare Artur Meçollari thotë se Rusia nuk ka kapacitete të sulmojë një vend anëtar në NATO apo vend kufitar. I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço, tha se nuk ka kapacitete Rusia pasi të gjitha burimet po i përdor për Ukrainën.