Mediu: Qeveria të bëjë transparencë! Investimet në Forcat e Armatosura dhe sigurinë kibernetike, masë e domosdoshme

22 Shtator 2022, 16:23

Deputeti Fatmir Mediu ka folur në Kuvend për sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë duke thënë se të gjithë duhet të bashkohen për çështjen e sigurisë kombëtare. Mediu i sugjeroi qeverisë që të bëjë transparencë dhe e cilësoi masë të domosdoshme investimin në forcat e armatosura dhe në sigurinë kibernetike.

“Të jemi seriozë për çështjet e sigurisë kombëtare. Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe nuk duhet të shohim vetëm çfarë mbrojtje na ofron por edhe çfarë partneriteti i ofrojmë ne. Duhet të shohim si mbrohemi vetë dhe më pas si na mbron NATO. Investimet në forcat e armatosura, në sigurinë kibernetike janë një masë e domosdoshme sot. Ndoshta ky debat që bëhet këtu do të ishte më mirë që qeveria ta bënte më transparente se Shqipëria është mbi gjithë secilin nga ne”, tha Mediu.