Megaoperacion ndërkombëtar, trafikonin kokainë nga Amerika e Jugut në Europë, 12 persona në pranga, 8 në kërkim! 5 arrestohen në Shqipëri (EMRAT)

21 Janar, 13:28

Në kuadër të megaoperacionit policor ndërkombëtar “ICARO.AL”, të iniciuar nga autoritetet italiane, Policia e Shtetit në Shqipëri, në bashkëpunim me Guardia di Finanza, SPAK, dhe agjencitë partnere ndërkombëtare, ka zbuluar dhe ndaluar disa shtetas të përfshirë në një rrjet kriminal që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Italisë dhe vendeve të Europës Qendrore. 12 të arrestuar deri më tani, ndërsa 8 të tjerë po hetohen në kuadër të këtij megaoperacioni.