Memoriali i Gjergj Kastriotit, 'vishet' me imazhet e besëlidhjes së Lezhës

1 Mars 2023, 20:28

Në vigjilje të 579-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, në memorialin e Gjergj Kastriotit në Lezhë është shfaqur muzeu virtual mbrëmjen e kësaj të mërkure. Në të gjitha anët e memorialit janë projektuar imazhet e 2 marsit të vitit 1444, datë që hodhi themelet e Shtetit të parë të mirëfilltë shqiptar.