Merr flakë automjeti në tunel e Krrabës, bllokohet qarkullimi Tiranë- Elbasan

21 Maj, 13:00

Një automjet i cili është përfshirë nga flakët brenda tunelit Tiranë – Elbasan ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në tunelin e Krrabës nga Tirana për në Elbasan rreth orës 12:00.

Fatmiresisht nuk ka të lënduar ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për të shuar flakët e makinës.