Merr flakë banesa në katin e parë të një pallati në Sarandë

15 Dhjetor 2024, 16:50 | Përditesimi: 15 Dhjetor 2024, 17:05

Një banesë në katin e parë të një pallati është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele (15 dhjetor 2024).

Deri tani nuk dihet nëse ka persona brenda banesës apo nga se është shkaktuar zjarri, ndërkohë që drejt vendngjarjes po shkojnë forcat zjarrëfikëse.

E.B/Shqiptarja.com