Biznesmeni Luçiano Koçeku dhe 5 anëtarë nga fisi i tij, akuzohen se dhunuan barbarisht një 48-vjeçar, si hakmarrje për sherrin masiv gushtin e 2024-ës në club Sin në Palasë gjatë kohës që performonte live këngëtari i njohur grek, Konstandinos Argiros.
Biznesmeni i njohur edhe si Tur Koçeku, i cili verën e kaluar mori lëndime të rënda në kokë bashkë me disa nga grupi i tij, 4 muaj më vonë, të dielën e 5 janarit, u organizua të dhunojnë një prej personave që policia në atë kohë nuk e kishte identifikuar në mesin e autorëve të dyshuar në resortin në jug.
Të gjithë si grup, 6 persona, organizuar nga biznesmeni, vëzhguan lëvizjet e presë së tyre Adriatik Roshi 48 vjeç, dhe pritën derisa hyri në një berberhane pranë ish-Doganës për të prerë flokët.