Merret vendimi, rritje pagash 7% për të gjithë ushtarakët në vend! Nga sot rroga minimale për ta 55 mijë lekë

1 Mars 2023, 13:21

“Qeveria ka vendosur rritje të pagës prej 7%, hyn në fuqi menjëherë nga data 1 mars për të gjithë ushtarakët. Nga ushtaraku bazë deri në gradat më të larta. Çdo vit do të kemi rritje pagash deri sa ushtarakët tanë të keni një pagë mesataren të vendeve aleate të NATO-s. 55 mijë lekë është pagesa fillestare dhe plot 10 mijë lekë të reja që është trajtimi ushqimor. Nëse e krahasojmë pagën e sotme me atë të vitit të kaluar sot është 40% më e lartë. Kjo është  një arsye më tepër që të rinjtë të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura”, tha ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

  •