Pas falenderimit për liderët europianë, Sali Berisha kishte një mesazh për ta duke i thënë se Edi Rama i shet samitet si mbështetje ndaj tij.
“Lidderët i fralenderoj. Partnerëve u them, prej një kohe të gjatë, Edi Rama i shet samitet si mbështetje ndaj tij. Sot s’ka lider që e quan veten europian dhe mbështet arkitektin e shpopullimit, që mbështet krimin dhe mafien, që mbështet kryeministrin që po kryen genocide të vërtetë në kombin e tij. Në Shqipërinë e vërtetë, në pushtet është mafie se qeveria është e lidhur me krimin dhe drogën. 3 ministrat e brendshëm të këtyre 9 viteve janë të lidhur me klanet e drogës, njëri u dërgua në Shtëpinë e Bardhë ndërsa tjetri po merret me sigurinë e samitit”, tha Berisha.