Mësim me turne në shkollën ‘14 nëntori’ në Durrës, u dëmtua nga tërmeti! Nxënësit kërkojnë rikonstruksionin

13 Mars 2023, 21:02

Prej më shumë se tre vitesh nxënësit e shkollës “14-Nëntori” në Durrës e zhvillojnë mësimin me turne në shkollën pritëse “Qemal Mici”.  Jo vetëm oraret e papërshtatshme, por shkollat pritëse janë ndryshuar të paktën 4 herë duke shkaktuar vështirësi për nxënësit.