Meta ankimon masën arrest me burg, Gjokutaj: Arrestimi me një vendim thashethem

4 Nëntor, 13:42

Ilir Meta ka ankimuar në Apelin e GJKKO masën arrest me burg të caktuar ndaj tij për hetimet e lobimit të LSI në SHBA, si edhe skandalin CEZ-DIA. Kërkesa u depozitua nga avokati mbrojtës, Genc Gjokutaj i cili tha për mediat se një masë e tillë nuk qëndron, pasi Meta është ka qenë gjithnjë në dispozicion të drejtësisë. Gjokutaj tha se vendimi është një ‘thashethem’.