'Meta duhet të arrestohet', Meçe: Ka kërcënuar prokurorët, shkeli ligjin

29 Prill, 19:16 | Përditesimi i fundit: 2024-04-29 19:19:44

Sulmet e ashpra të Ilir Metës në drejtim të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, janë vepër penale dhe duhet të dënohen. Analisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha se të ishte prokuror do t’i kishte vendosur prangat Ilir Metës për sulmet ndaj drejtësisë