Meta në burg, Alibeaj për Report Tv: S'mallëngjehem se u arrestua ish-presidenti, e çfarë pastaj! Berisha kërkon të shesë qeverinë teknike si karamele, i paaftë të fitojë zgjedhjet

1 Nëntor, 18:02 | Përditesimi i fundit: 2024-11-01 18:04:55

‘Nuk më mallëngjen historia, ish-kryeministër, ish-president, e çfarë pastaj.’ Kështu zgjedh ta komentojë deputeti opozitar, Enkelejd Alibeaj arrestimin e Ilir Metës, për të cilin thotë se çdo politikan duhet të japë sinjalet se ligji zbatohet. I ftuar në Report Tv, themeluesi i ‘Djathtas 1912’, thotë se në fund, Ilir Meta është një qytetar i këtij vendi ndaj të cilit ishte marrë një vendim gjykate që duhej t’i bindej.