Meta takon homologun e Kosovës: Mbështetje për Procesin e Berlinit, nismë gjithëpërfshirëse, përkundrejt 'Ballkanit të Hapur', një projekt përçarës dhe përjashtues

25 Nëntor 2021, 13:01 | Përditesimi i fundit: 2021-11-25 17:04:09

Në kuadër të vizitës së tij të punës në Kosovë, Presidenti i Republikës Ilir Meta u mirëprit sot në një takim nga homologu i tij, Glauk Konjufca.

Presidenti Meta i shprehu Kryeparlamentarit Konjufca vlerësimet për përparimin e gjithanshëm të Kosovës, duke vlerësuar në veçanti proceset e fundit zgjedhore, si një shembull i shkëlqyer i konsolidimit të institucioneve, shtetit ligjor, nivelit të demokratizimit dhe vetëdijesimit të mbarë shoqërisë.