Mijëra tifozë nga të gjitha trojet shqiptare elektrizojnë Tiranë, këndojnë e kërcejnë duke festuar fitoren ndaj Çekisë

12 Tetor 2023, 23:25 | Përditesimi i fundit: 2023-10-13 13:24:17

Rrugët e kryeqytetit kanë shpërthyer nga festa pas fitores së kombëtares shqiptare 3 me 0 kundrejt Çekisë. Mijëra tifozë nga të gjitha trojet po festojnë në Tiranë në ritmet e muzikës patriotike, duke hedhur valle e duke kërcyer këtë fitore historike, pas 71 vitesh ndaj Çekisë.