Mik i ‘të fortëve’ dhe ‘ushtar’ i Ervis Martinajt, flet për Report Tv nëna e 29-vjeçarit që u zhduk nga banesa në Kamëz: Ulviun ma rrëmbyen

18 Tetor 2022, 14:22 | Përditesimi i fundit: 2022-10-18 16:13:31

Pesë muaj i zhdukur, 29-vjeçari Ulvi Skana është përmendur edhe si lidhje shoqërore e Can Karriqit, i vrarë në dhjetor të vitit 2021. Vrasje kjo që u pasua nga sëri të tjera fund vitin e shkuar dhe këtë fillim viti. Në dosjet e policisë disa emra në lidhje me njëri tjetrin dhe me viktimat e ekzekutimeve, ende rezulojnë të humbur apo të zhdukur, siç është edhe i riu Skana, i cili doli nga shtëpia e tij në Kamëz ditën e 17 majit dhe nuk u kthye më. Që ditën kur humbi gjurmët, prindërit thonë se policia nuk u ka dhënë asnjë informacion për fatin e djalit të tyre.