Milo: Vizita e Ramës në Turqi-Greqi për fushatë! S’kemi fuqi të jemi faktor paqeje në rajon

12 Janar 2021, 09:42

Kryetari i PDS, Paskal Milo në një intervistë në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report TV ka folur për vizitën e fundit të kryeministrit Edi Rama në Turqi dhe menjëherë më pas në Greqi, si dhe për diskutimet se nëse ai po ndërmjetëson që dy vendet të zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre.

Sipas tij vizita e Ramës në Turqi ka qëllime elektorale dhe këtë thotë se e konstaton prej faktit se marrëveshjet e nënshkruara kërkojnë që të nxjerrin një produkt brenda 25 prillit, ditës kur do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare në vendin tonë.

Emisionin "5 Pyetje nga Babaramo" me moderator Ilir Babaramon mund ta ndiqni çdo të hënë në orën 20:55 në ekranin e Report Tv