Milot/ Rruga e ‘Telit’ me gjatësi 1.5 km e degraduar plotësisht, banorët në protestë: Jemi lënë pas dore, i mbyllim gropat vetë! Jemi ankuar, por s’kanë marrë asnjë masë

6 Prill, 09:48

Mungesa e infrastrukturës ngriti në protestë banorët, të cilët thonë se pavarësisht ankesave të vazhdueshme, në këtë zonë nuk është investuar asnjëherë dhe kjo situatë ua ka vështirësuar jetesën. Premtimet për rehabilitimin e rrugës nuk kanë munguar për çdo fushatë elektorale gjatë dekadës së fundit, por vetëm janë mashtruar tregojnë banorët.